UEFA fal komplotistët, Bilbao ‘bëhët’ Sevilje

UEFA ka vendosur të mos marrë sanksione sportive ndaj 12 klubeve të përfshira në projektin Superlega Europiane.

Superlega u shkatërrua. Pas fitores së tij ndaj 12 rebelëve, Aleksander Ceferin ndihet zot shtëpie në Montreux, Zvicër, ku mbahet mbjedhja e Komiteti të ri Ekzekutiv i UEFA-s.

Vendimet për qytetet e kampionateve europiane të futbollit janë në rendin e ditës, por në mënyrë të pashmangshme mes çështjeve aktuale ekziston reagimi ndaj lindjes së projektit elitar.

Nuk ka sanksione sportive ndaj 12 klubeve. UEFA ka vendosur të mos marrë sanksione sportive ndaj 12 klubeve të prekura nga projekti Superlega. Veprimet e mëtejshme do të vlerësohen në të ardhmen.

Nuk ka problem për Mynihun për të pritur takime të Euro 2020. E konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Bilbao humbet organizimin si pritëse e ndeshjeve në Kampionatin Europian, por Spanja rikuperon me Seviljen. Njoftimi është praktikisht zyrtar sepse vjen nga postimi i Zibi Boniek, zëvëndës dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Edhe Dublini hiqet nga harta e ‘Euro 2020’ për të njëjtën arsye dhe vendin e tij e ka marrë Shën Petersburgu në Rusi. Në fakt ishte piketur ‘Old Trafford’ për të zëvëndësuar Dublinin por përfshirja e klubit të Mançseter Junajtid te ‘lista 12’, i kushtoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!