Inter dhe Atletiko i kthehen UEFA-s

Superliga europiane tkurret sërish. Pas klubeve angleze në mbrëmjen e djeshme të cilat zyrtarizuan largimin e tyre, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i largimit të Inter dhe Atletiko Madrid.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, italianët dhe spanjollët kanë bërë të ditur vendimin e tyre se nuk i përkasin planeve té Perez dhe Anjelit por qëndrojnë pranë UEFA-s dhe FIFA-s, si të vetmet organizma drejtuese të futbollit elitar.

Nuk dihet nëse Superliga ka ndërmend të insistojë duke tentuar të joshë klube të tjerë (rasti Napoli), por me gjasë kompeticioni i ri po sfumohet shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!