Në Angli mendojnë tërheqjen nga ‘grupi 12’

Superliga e Europës në rrezik. Sipas mediave sportive në kontinent,reagimi i tifozëve të Liverpulit, Junajtid dhe sot i atyre të Çelsit, ka shtyrë klubin e Abramoçiç që të mendojë tërheqjen nga projekti.

Sipas mediave europiane,pronari i bluve të Londres, Roman Abramoviç ka urdhëruar avokatët e klubit që të shqyrtojnë dokumentacionin dhe të përgatiten për shkëputjen nga Superliga pa pasoja ekonomike.

E njëjta situatë mund të shtyjë edhe Mançester Sitin por dhe Barcelonën dhe Atletiko Madrid, të largohen nga Superliga, pasi tifozët e tyre janë të gatshëm të mos lejojnë ndeshjet e kësaj jave të ekipeve në fjalë nëse nuk tërhiqen.

Një situatë kaotike e paligjëruar jo vetëm nga instancat e njohura zyrtare futbollistike por dhe nga ata që kanë duartrokitur gjithë jetën për futbollin, tifozët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!