U21 Superiore/Vllaznia frenohet në shtëpi, Teko në Rusi

Superiore U21: Vllaznia- Laçi 1-1

Sot në Shkodër është luajtur ndeshja kryesore e U21 të Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Laçit. Dueli ka përfunduar barazim 1-1. Ishte Kejdi Rapo ai që kaloi përpara bardhezinjtë e teknikut Hima kur kronometri shënonte minuta e 31–të.

Në fraksionin e dytë edhe pse Vllaznia e Fatjon Hasanit luajti për shumë minuta me një lojtar më pak, ia doli të barazojë në të 69-ën me Malin.

Laçi vijon të kryesojë këtë kompeticion i ndjekur nga Bylis dhe Vllaznia.

Ndërkaq, Teko Giumaresh pasi u largua nga Laçi, ka fluturuar drejt Rusisë për të gjetur akordin me Uralin e elitës ruse. Ende nuk ka një njoftim zyrtar por vetë braziliani ka postuar në rrjete se po stërvitet me klubin rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!