U21 Superiore: Bylis merr kreun

Bylisi ka marrë fitoren e radhës dhe bashkë me të edhe kryesimin e Kategorisë Superiore deri në 21 vjeç.

Ballshiotët kanë fituar sot 0-3 me Dinamon ndërsa me shkodranin Qardaku dhe afrimin e fundit Renato Spahiu, i cili vinte në këtë takim me statusin e ishit, plotësoi suksesin në këtë javë të 13-të.

Në sfiden tjetër të ditës, Apolonia fitoi pa problem me Turbinën e Cerrikut 4-1.

Kategoria Superiore U21, java 13:
Dinamo-Bylis 0-3
Apolonia-Turbina 4-1


Vllaznia- Laçi (1-1) luajtur dje

Ndërkaq nesër do të zhvillohen edhe tri takimet e fundit të javës:

Kastrioti- Shënkolli

Tirana- Kukësi

Fotball Republic- Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!