Junajtid tenton Haland, në listë edhe Silva
Sipas raporteve nga Sky Deutschland, Manëester Junajtid po synon portugezin Andre Silva për të forcuar sulmin. Portugezi i lindur në 1995 po shijon një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e Eintraht Frankfurt (19 gola dhe 5 asistime në 22 paraqitje), duke tërhequr kështu interesin e Djajve të Kuq.
Ish-lojtari i Milanit, i cili gjithashtu është i pëlqyer edhe nga Atletiko Madrid, megjithatë, zgjedhja e parë e britanikëve që shpresojnë të sjellin Erling Haland i cili aktivizohet te Borusia Dortmund.
Në Angli besojnë se së shpejti në ‘Old Trafford’, do të shohin norvegjezin e verdhezinjëve.