Fulham me ‘Maja’, Arsenal ka Abumejang

Everton shtang të gjithë ndërsa nga një skuadër që me rekuperimin e ndeshjeve të prapambetura (3 takime) mund të kapërcente në vend të dytë në Premier, humb sot në shtëpi me Fulham të zonës së kuqe.

Dy gola të shënuar nga i njëjti autor, Xhosh Maja, në të 48′ dhe 65′, pezmatojnë jo pak ekipin e Ançelotit të ndalur në kuotën e 37 pikëve.

Sakaq Arsenal me Abumejang (tri gola) mund 4-2 Lids të Bielsea. Një fitore bindëse ndaj skuadrës së shqiptarit të Maqedonisë së Veriut, Alijoski i cili dy ditë më parë mbushi 29 vjeç.

Sot:

Uest Bromuiç- Man.Junajtid 1-1

Sauthempton-Uolves 1-2

Arsenal- Lids 4-2

Everton- Fulham 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!