Sokoli: Futbollistët nuk zbatuan detyrat
U shtynë 24 orë por sot në Ipko u luajtën dy ndeshjet e javës së 19-të të Superligës në Kosovë.
Feronikeli- Gjilani dhe Trepçia ’89-Arbëria u ndalen te i njëjti rezultat 1-1.
Në fakt përpos mërzisë së skuadrës që drejtohet nga Klodian Duro, edhe te Gjilani ndihen të zhgënjyer. Pas takimit trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka deklaruar për mediat se:
“Nuk jam i kënaqur as me lojën e as me rezultatin. Kjo është e patolerueshme, pasi që nuk jemi marrë vesh para ndeshjes. Nuk është aspak korrekte dhe nuk shkon me përgatitjen që kemi bërë për këtë takim. Fubollistët nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh” , ka thënë tekniku.
Sakaq te Gjilani ka patur firo pasi veç Xhekson që i është bashkuar Teutës në Superiore edhe Erlis Frashëri ka kërkuar letrat. Klubi nuk e ka penguar korçarin.
Sot Ipko:
Feronikeli- Gjilani 1-1
Trepçia ’89-Arbëria 1-1