Zidan bën dalje 5 futbollistë për…Mbape
Te Real Madrid, kanë hartuar një plan ekonomik me të cilin së pari duhet të lirojnë një seri lojtarësh nga skuadra aktuale. E gjitha për të mbledhur afro 100 milion euro e për t’i vënë në sherbim të kauzës Kilian Mbape.
Në Spanjë rapotohet se galaktikët nuk heqin dorë nga francezi i PSG-së. Ndonëse ekipi i Poçetinos po përfshihet nga një revolucion organizues me mendësi kompozimi për të dominuar europën, sërish reali e ka fiksim 21 vjeçarin kampion bote me Francën.
Dhe emrat e Zidan që i ofrohen tregut në dalje janë:
Isko Alarcon
Mesfushori ka më shumë opsione për të lënë ‘Santiago Bernabeu’-n edhe gjatë kësaj merkatoje dimri, pasi futbollisti i kombëtares spanjolle synon të nënshkruajë për Sevijen e Julen Lopeteguit për shkak të mungesës së minutave si titullar nën urdhrat e një Zinedin Zidan i cili duket se ka humbur besimin te 28-vjeçari.
Luka Joviç
Sulmuesi serb arriti nga Eintracht Frankfurt me aprovimin e Zidan në këmbim të 60 milion eurove, por në asnjë moment nuk ka pasur mundësi të mjaftueshme të justifikonte çmimin e tij. Tekniku francez i vendosur me Benzema si fiks përpara, gjë që e ka komplikuar të ardhmen e lojtarit nga Serbia.
Alvaro Odriozola
Mbrojtësi i djathtë ishte një nënshkrim i bërë në periudhën e shkurtër të Julen Lopeteguit. Pas kthimit të Zidan, nuk e ka gjetur vetën duke mos pasur vend për ish-lojtarin e Real Sociedad. Lukas Vazkuez shihet më shumë si një zëvendësues për Karvajal.
Eder Militao
Figuron një tjetër nënshkrim i bekuar nga Zidan. Braziliani arriti në këmbim të 50 milion eurove nga Porto, dhe që nga dita e parë i riu nuk ka treguar nivelin e pritur për të luajtur në një klub të nivelit Real Madrid duke shtuar në listën e dështimeve në tregun e transferimeve.
Mariano Diaz
Sulmuesi shkoi te Lion për një vit dhe pasi shënoi 22 gola vendosen të ushtronin të drejtën e refuzimit të parë pasi Sevilja u përpoq ta rrëmbente, por performanca e 27-vjeçarit nuk është analizuar kurrë rregullisht, pasi si ai por dhe Joviç, kanë vuajtur personalitetin e padiskutueshëm të Benzemasë.