Benzema rikthehet në Marsejë…për gjyq

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi 32-vjeçar i Real Madrid, Karim Benzema, pritet të shfaqet në Marsjeë për gjykim lidhur me çështjen Valbuena.

5 vite më parë, sulmuesi i Realit sipas palës paditëse, i bëri shantazh shokut të skuadrës te Franca,Valbuena me një video seksuale.

Një ngjarje të hershme dhe tronditëse. Për më tepër, i kushtoi kombëtarën Benzemasë. Madje dhe sot, në kulmin e formës sportive, tekniku i ‘Gjelave’, Deshamps, nuk ka denjuar të hapë si temë duke mbajtur larg Benzemanë që nga 2015-ta.

Ndërkaq Zidan, tekniku i Realit, i është shmangur një komenti lidhur me këtë situatë. Sot ka bërë tamponin për COVID-19 dhe qëndron në izolim derisa të vijë përgjigja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!