Laporta i pari kadidat i Barçës, COVID-19 eleminon Farre-në

Zhordi Farre mbetet jashtë listës prej 4 kandidatësh pasi nuk ka kaluar pragun minimal të 2,257 votave. Farre u ndal në 2.082.

Joan Laporta udhëheq kandidatët për të marrë kreun e barcelonës në 24 janar. Ish- presidenti duket se ka bërë një fushatë ipenjative dhe gjëndët shumë vota mbi 3 kadidatët e tjerë Font, Rosaud dhe Freixa.

Këto janë 4 para-kandidatët që do të garojnë për presidencën e Barcelonës duke filluar nga e enjtja 14 (pas vërtetimit të firmave).

Në mënyrë të pabesueshme, një nga kandidatët kryesorë si Zhordi Farre paguan javën e fundit të “izolimit” pandemik ndërsa nuk kalon pengesën për 170 vota. Por ka nga ata që mendojnë se ky kalkulim do të rrëzohet pasi ka një luftë midis Laportës dhe Font mbi metodat e votimit në 24 Janar.

Me 10,257 vota, Laporta fitoi garën në para-zgjedhjet për presidencën e Barcelonës. Me shumë gjasë brenda pak ditësh do të fillojë fushata e vërtetë elektorale për karrigen e Blaugrana.

Pas tij, si në një finale, por shumë i shkëputur, Viktor Font me 4,710 vota të mbledhura, Toni Freixa me 2,821 dhe Emil Rosaud me 2,501.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!