Laporta nis fushatën me provokime nga… ‘Bernabeu’

Marketing klasik i kandidatit për president të Barcelonës, Laporta.
24 janar 2021 është dita e zgjedhjeve të reja te Klubi i Futbollit Barcelona në Spanjë.

Joan Laporta ish-presidenti Blaugrana’, kërkon të rikthehet sërish në postin e presidentit të Barcelonës dhe këtë objektiv e ka shpallur pak ditë më parë nëpërmjet një konferencë për shtyp.

Ai ka qenë në krye të katalanasve nga viti 2003 deri në 2010, ndërsa tema më e nxehtë për kandidatët për president është ajo se çfarë do të bëjnë me Lionel Mesin, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Emili Rosaud, kandidati tjetër thotë se Mesi po nuk uli pagën, të largohet….

Në këtë fushatë, Laporta zgjodhi profilin e tij në Twitter për të filluar betejën elektorale. Ai publikoi një poster në një ndërtese përpara ‘Santiago Bernabeu’-t, stadiumit të rivalit historik Real Madrid, ku vendosi një banderolë të madhe me fytyrën e tij, shoqëruar me fjalët: “Dëshiroj të shihemi përsëri”. Një gjest që është një ndërthurje midis provokimit dhe dëshirës për të kërkuar favor me tifozët katalanas.

Joan Laporta ka filluar një turne nga Madridi i cili do të vazhdojë në ditët e ardhshme në Malaga dhe Granada tekss synon t’u drejtohet të gjithë anëtarëve të Barcelonës në Spanjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!