Padroni është Real Madrid

La Liga: Real Madrid- Atletiko Madrid 2-0

Serxhio Ramos bëhët futbollisti kampion me 43 derbe ndërqytetase në 202 takime të lujatura që nga 1929-ta.

Real Madrid në një impiant me emër prej kampioni ‘Alfredo Di Stefano’, mposht në derbi Atletikon e Madridit.

Një sfidë e interepretuar thuajse në perfeksion nga galaktikët e drejtuar nga Zinedin Zidan. Fillimisht Kasemiro dërgon në rrjetën e Oblak një top me kokë të ardhur nga këndorja e djathtë. Më pas është vetë portieri Oblak që shkakton autogol në të 63-tën. Pavarësisht se goli duhej ti shkonte Karvajal me atë gjuajtje bombë. Topi preku shtyllën, trupin e portierit dhe gol.

Ndërkaq përpjekjet e skuadrës së Simeones për të hapur takimin ishin prezente deri në fund teksa në të 80-ën iu afruan golit por portieri i Realit, Kurtua tregoi klas. Sikundër edhe në 84-ën kur topi kaloi pak mbi tra.

Pas këtij takimi, Reali ngjitet në koutën e 23 pikëve në 12 takime. 3 më pak se Atletiko që udhëheq…

Formacionet fillestare:

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Varane, Ramos, Mendi; Kasemiro, Kros, Modriç; Lukas Vaskez, Vinicius, Benzema.
Trajner: Zinedin Zidan

Atletiko Madrid: Oblak; Tripier, Saviç, Felipe, Hermoso; Koke, Herrera, Lorente, Karrasko; Zhoao Feliks, Luis Suarez.
Trajner: Diego Simeone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!