Zidan e tepron: Benzema sulmuesi i historisë franceze

Tekniku për Benzema: “Për mua ai është sulmuesi më i mirë francez në histori”

Sot do të zbresë në fushë Barcelona e cila pret Sodiedadin bask në ‘Camp Nou’. Pa Fati, Pike e S Roberto. Misioni dihet, blaugranët për të fituar terren drejt kreut.

Ndërkaq dje Real Madrid fitoi 3-1 ndaj skuadrës tjetër baske Atletik Bolbao. Me fat pasi në kohën shtesë Bilbao humbi shansin e artë për të barazuar. Portieri Kurtua bëri heroin.

Ndërkaq, duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes Real Madrid-Athletik Bilbao, Zinedin Zidan komentoi fitoren e ekipit të tij 3-1. Këto janë fjalët e trajnerit, i cili gjithashtu vlerësoi Benzemanë, autor i një dopiete ndaj baskëve të martën:

“Kur luan njëmbëdhjetë kundër dhjetë, nëse e luan mirë ndeshjen, mund ta bësh më të lehtë, por ishte e kundërta. Ne ishim shumë të nxituar. Duhej të ishim të durueshëm. Pas ndeshjes së katërt në 10 ditë morëm tri pikë të tjera dhe jemi të lumtur. Kurtua bëri një pritje të shkëlqyeshme në fund, është e vërtetë, por ne e merituam fitoren.

Benzema?

Për mua ai është sulmuesi më i mirë francez në histori dhe ajo që po bën e dëshmon këtë që them. Ai nuk mendon vetëm për golin, por në fund të fundit është gjithmonë vendimtar. Pa luajtur fort të mirë shënoi dy gola.I shkëlqyeshëm “, ndër të tjera Zidan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!