Hamilton negativ, Abu Dabi e pret bashkë me Mik Shumaker

Luis Hamilton është rikuperuar nga Koronavirusi dhe do të garojë rregullisht të dielën (15:10) në Abu Dabi në garën e fundit të Kampionatit Botëror të Formula 1.

Kampioni i botës doli negativ me dy tamponë (një në Bahrein dhe një pas mbërritjes në Emiratet e Bashkuara Arabe për garën epilog të një edicioni triumfues të britanikut.

Kampioni i botës për herë të 7-të, nuk asistoi javën e kaluar pas infektimit me COVID-19 por tani, është vetë Mercedes që pohon se Hamilton ka lënë pas Koronavirusin dhe se do jetë në garë.

Kjo bën që Xhorxh Rasëll i talentuar ndërsa e zëvendësoi në Bahrein duke impresionuar në të vetmen garë si pjesë e skudresisë, do të kthehet te Williams-i i tij.

Ndërkaq, sot në sesionet e para kualifikuese të Abu Dabi-it, ka zbritur për herë të parë në pistë me makinën e Haas, Mik Shumaker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!