Perez fiton në Bahrein, Mercedes ‘djeg’ Rasëll


Ylli i ri Formula 1 duket se është anglezi Xhorxh Rasëll. Në mundësinë e parë që ju dha nga Mercedes, si pilot rezervë, ai tregoi gjithë klasin e një kampioni të madh në ‘heshtje’.

Serxhio Perez fiton Çmimin e Madh të Sakhir në Bahrein. Me makinen e tij të Racing Point, meksikani 30 vjeçar pas 190 garave në Formula 1, më në fund arrin të fitojë një vend të parë.

E gjitha pas katrahurës së krijuar nga skuadra e Mercedes në bokse. Me Hamilton jashë për COVID-19, Merecedes hodhi në njëvendëshën tjetër krahas Valteri Botas, britanikun 22 vjeçar Xhorxh Rasëll.

Esteban Okon i Renault i dyti dhe Lens Stroll me Racing Point në podium së bashku me triumfatorin Perez.

Botas përfundon i teti, Ferrari i njëmbëdhjeti me Fetel ndërsa Sharles Leklerk godet fituesin Perez në xhiron e parë dhe përfundon jashtë garës së bashku me Maks Verstapenin holandez totalisht të pafajshëm.

Megjithatë ylli i ri i Formula 1 duket se është anglezi Xhorxh Rasëll. Në mundësinë e parë që ju dha nga Mercedes, si pilot rezervë, ai tregoi gjithë klasin e një kampioni të madh në ‘heshtje’.

Ndonëse i futën ‘shkopinj nën rrota’ djaloshi që u nis i dyti pas Botas, mori kryesimin disa herë dhe vetëm gabimet trashanike në bokse, e detyruan Rasëll me rekordin e shpejtësisë në pistë,të lëshojë podiumin që dhe për të do të kishte qënë historik.

Sakaq gara e fundit e botërorit në Formula 1, zhvillohet në 13 dhjetor 2020 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!