Perez fiton në Bahrein, Mercedes ‘djeg’ Rasëll
● Ylli i ri Formula 1 duket se është anglezi Xhorxh Rasëll. Në mundësinë e parë që ju dha nga Mercedes, si pilot rezervë, ai tregoi gjithë klasin e një kampioni të madh në ‘heshtje’.
Serxhio Perez fiton Çmimin e Madh të Sakhir në Bahrein. Me makinen e tij të Racing Point, meksikani 30 vjeçar pas 190 garave në Formula 1, më në fund arrin të fitojë një vend të parë.
E gjitha pas katrahurës së krijuar nga skuadra e Mercedes në bokse. Me Hamilton jashë për COVID-19, Merecedes hodhi në njëvendëshën tjetër krahas Valteri Botas, britanikun 22 vjeçar Xhorxh Rasëll.
Esteban Okon i Renault i dyti dhe Lens Stroll me Racing Point në podium së bashku me triumfatorin Perez.
Botas përfundon i teti, Ferrari i njëmbëdhjeti me Fetel ndërsa Sharles Leklerk godet fituesin Perez në xhiron e parë dhe përfundon jashtë garës së bashku me Maks Verstapenin holandez totalisht të pafajshëm.
Megjithatë ylli i ri i Formula 1 duket se është anglezi Xhorxh Rasëll. Në mundësinë e parë që ju dha nga Mercedes, si pilot rezervë, ai tregoi gjithë klasin e një kampioni të madh në ‘heshtje’.
Ndonëse i futën ‘shkopinj nën rrota’ djaloshi që u nis i dyti pas Botas, mori kryesimin disa herë dhe vetëm gabimet trashanike në bokse, e detyruan Rasëll me rekordin e shpejtësisë në pistë,të lëshojë podiumin që dhe për të do të kishte qënë historik.
Sakaq gara e fundit e botërorit në Formula 1, zhvillohet në 13 dhjetor 2020 në Emiratet e Bashkuara Arabe.