PSG përshtjellon Grupin H, Bryzh hap kualifikimin në F
Mbërmja e sotme pati stafetën e Ligës së Kampionëve faza në grupe teksa në Grupet E, F, G dhe H u panë duele mjaft interesante. Në javën e 5-të ashtu si dhe pritej, kishte duele për ‘zemra’ të forta.
Në Stamboll, Bashaksehir-Lajpcig (18:55) kaloi në faza tejet dramatike teksa gjermanët kryesues deri në fund 1-3 e panë vetën të barabartë në 3-3. Por në të 92-tën sërish Lajpcig merr fitoren.
Grupi F, disi i komplikuar me Klub Bryzh që pasi kaloi Zenitin futet në valle për kualifikim.
Barcelona dhe Juventus në Grupin G, i kishim mbyllur llogaritë e kalimit por edhe pse kështu, ata u sollën si kampionë duke fituar ndeshjet në kalendar.
Po në Grupi H dramë më vete ndeshja në ishull. Fitorja e PSG-së në ‘Ol Trafford’ me Junajtid, e ka futur grupin në situatë të vështirë kualifikimin. Tri skuadra me nga 9 pikë.
Ndeshjet sot:
18:55
Krasnodar- Renës 1-0
Bashaksehir-Lajpcig 3-4
21:00
Sevilja-Çelsi 0-4
Dortmund-Lacio 1-1
Bryzh-Zenit 3-0
Juventus-Dinamo Kiev 3-0
Ferencvarosh-Barcelona 0-3
Mançester Junajtid- PSG 1-3