Nuk ka kohë, kalendari një rebus në vete

Kampionati i 82-të do të nisë të mërkurën dhe menjeherë nisin llogaritë dhe hallet e para. Paraprakisht, skuadrat do të luajnë turin e parë të Kupës së Shqipërisë i cili këtë edicion nis nga formula me një takim të vetëm.

Pas ndeshjeve të para teksa për modalitete në fuqi futet rregulli i klasifikimit të kaluar (renditja) çerkfinalet dhe gjysmëfinalet do të përcaktohen me short.

Një kaos i padukshëm në fakt, pasi Sektori i Garave në FSHF, do duhet të sinkronizojë të gjitha kalendaret në funksion të kohës në dispozicion. me gjasë edhe kategoria e parë për shkak të Kupës do spostohet për në mesjavë.

Ndërkaq, në kampionat, kalendari që në start ofron duele intersante. Mjafton të kujtosh se dueli Tirana- Kukësi, përkon me kampionen dhe nënkapionen në fuqi.

Kategoria Superiore, java e parë, edicioni i 82 Kombëtar:

4 nëntor:

Tirana-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Vllaznia-Apolonia

Bylis-Laçi

Kastrioti-Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!