Nis futbolli, kaosi vjen nga mungesa e fushave…

Kupa:Kurbinasit presin Vorën në Pezë-Helmës, Tirana ende e pavendosur (obsion Skënder Halili), Kukësi migron në Cerrik.

Ku do luajnë skuadrat e Superiores? Po turi i parë dhe i dytë i Kupës që nis të dielën? Pikëpyetje të shumta që vijnë fill pas drites jeshile për të nisur me futbollin.

Thuajse gjysma e impianteve nuk janë funksionalë. “Elbasan Arena” është rimbjellë, ‘Air Albania’ pret ndërhyrjen, ‘Selman Stërmasi’ i rimbjellë, ‘Niko Dovana’ gati por me saraçineskë në kuptimin që pas riaftësimit do kihet kujdes i shtuar në menaxhim.

‘Laçi’ i rimbjellë por do dhe 3-4 ditë që të mbushë kohën e riaftësimit. ‘Loro Boriçi’ dhe ‘Loni Papuçiu’ gati, sikundër ‘Adush Muça’. Kastrioti ka marrë impiantin në Kamzë duke e kthyer në rentabël.

Për pasojë, skuadra të tëra në kërkim të fushave për të kaluar së paku turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!