Kukësi gati, pritet ‘vërshëllima’ e FSHF-së

Kukësi me potenciale të mëdha edicionet e kaluara, këtë sezon pritet të jetë në ‘provë’ me vetvetën. Edhe pse në klub flasin për objektivë madhorë, sërish largimi thuajse i gjithë titullarëve të sezonit të kaluar, e ka përshtjelluar disi situatën.

Megjithatë tekniku Gega, përpos ideve dhënë grupit aktual, ka në ‘rozë’ edhe lojtarë si Agim Ibrahimi e Gjelbrim Taipi që konsiderohen si ajkë e Superiores. Pa shtuar këtu ekzistuesit Limaj, Kotobelli, Lulaj, Xhika, Kuper, apo të afruar të tjerë si Albin Gashi, Partik Eze, Entonjo Elezaj, Besmir Demiri etj.

Ndërkohë, verilindorët ditët e fundit po startojnë me orën 15:00 në seancë. Teknikët e Kukësit kanë pasur kohën e mjaftueshme jo vetëm të kërkojnë rritjen e parametrave fiziko- teknikë por dhe të integrojnë lojtarët e rinj në skuadër.

Kukësi, ndyshe nga shumë klube të tjerë, aktualisht i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Madje dhe sulmusi Gashi i cili ishte në fazë rekuperimi, duket gati. Një ndër futbollistët që Skënder Gega ka besim.

Sakaq, te nënkapionët, problem mbetet data e fillimit të kampionatit pasi ndeshjet kalendarike brenda, me gjasë do luhen edhe këtë edicion larg Kukësit. Nexhipi drejtori i klubit, ka paraljamëruar se Superiorja do nisë javën që vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!