Luftëtari në errësirë, përfaqësimi në pikëpyetje
Me dhënjen e ‘dritës jeshile’ për të startuar këtë javë me futbollin në Kategorinë e Parë, skuadrat e kësaj lige, janë në gadishmëri. Përpos disa klubëve si Luftëtari i Gjirokastrës apo dhe Flamurtari i Vlorës.
Rëndesat ardhur nga keqmenaxhimi në Superiore, çka solli edhe rrëzimin një ‘kat’ më poshtë, ka bërë që klubet e njohura, të jenë tërësisht në vështirësi.
Nëse në Vlorë, Flamurtari e ka një grup përfaqësimi, e kundërta ngjet te bluzinjtë. Kriza e klubit ngjiet në nivel institucional dhe me shumë gjasë Luftëtari do përfaqësot me emrin e ri ‘AF Luftëtari’. Një lëvizje e cila duket se i shkon për shtat jugorëve të “gurtë” edhe për faktin se borxhet dhe dënimet nga FIFA nuk e lejojnë të bëjnë përpara.
Me falimentin pranë, gjirokastritët me Mustafa Hysin e njohur rishtas në timon, pritet të nisin nga e para. Aq më tepër që Luftëtari nuk do ketë më lojtarë që mbyllen sezonin e kaluar si: Qyrani, Demo, Isufi, Kukaj, Açka,G. Lika, Dragoshi,Dushku,Qato,Oshafi etj.
Me merkaton e bllokuar,ky Luftëtar i ri, pritet të startojë me ekipin e të rinjëve…