Unikale, Dinamo me uniformë portokalli

Dinamo që nga 2012-ta endet në inferiore. Shpesh buzë humnerës ndërsa 18 herë kampionët e vendit, pas shpëtimit vjet, duket se trendi aktual ka progresuar për mirë.

Një Marko Pontreli, me statusin e presidnetit blu ‘piano-piano’ po i rikthen fizionominë dinamovitëve. Së fundi risia lidhet me dizenjimet e reja në veshje. Gjithëçka lidhet me uniformën e tretë e cila këtë radhë vjen ngjyrë portokalli.

Klubi në rrjete ka bërë me dije që këtë sezon do të ketë 3 fanella për ndeshjet zyrtare. 

Postimi:

” Për herë të parë në historinë e saj, FK Dinamo vjen me risi!Pas lidhjes së bashkëpunimit me kompaninë italiane të veshjeve sportive “Macron”, drejtuesit blu në sajë të ndryshimeve në ekip, kanë zgjedhur që për herë të parë në historinë mbi 70 vjeçare të klubit, këtë edicion futbollistik, ekipit t’i shtohet edhe fanella e tretë!Modeli është i njëjtë me fanellat që janë prezantuar më herët, ndërsa ngjyra do të jetë portokalli. Përsa i përket dy fanellave të para, ato do të mbesin në identitetin historik të tyre, në ngjyrat blu dhe të bardhë.”-shkruan Dinamo në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!