Hamilton nuk lë radhë, niset i pari…

Qeveria portugeze hap dyert për tifozët në pistën e Portimao-s. Rreth 27.000 njerëz në shkallë.

Kampioni britanik i skuadrës së Mercedes, Luis Hamilton në pistën e ‘panjohur’ të Portugalisë nuk lë vend për diskutime. Autori i 91 fitoreve në Formula 1, doli më i shpejti në kualifikueset zyrtare duke arritur numrin 9-të të ‘Pole Position’ gjatë 2020-ës.

Ndërkaq Mercedesi tjetër me numër 77-të, Valteri Botas, zuri vëndin e dytë në listë-nisje ndërsa si zakonisht këto garat e fundit, holandezi Maks Verstapen i Red Bull, u rendit i treti…

Në pistën e Portimanos, skuderia e Ferrarit duket se ka përmirësuar kuotat krahasuar me të shkuarën. Sharl Leklerk u radhit i 4-ti ndërsa vijon të zhgenjejë Sebastian Fetel.vetëm vendi i 15-të.

Nisja nesër:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!