‘Formula 1’ reduktohet në 17 gara sezonale



Gara e planifikuar e ‘Formula 1’ në Vietnam nuk do të zhvillohet. Rimbursohen biltetat e shitura.

Njoftimi ka ardhur në kohë. Gara e planifikuar e ‘Formula 1’ në Vietnam nuk do të zhvillohet këtë vit.

Fillimisht Çmimi i Madh i Vietnamit, planifikuar për në prill, u spostua për shkak të COVID-19 drejt nëntorit por dhe muajin e ardhëshëm nuk do ketë aktivitet në këtë vend aziatik. Shkaku po ai , situata e rëndë e Koronavirusit.

Pas diskutimeve të shumta me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, Komitetit të Vietnamit për Sportet Motorike dhe Koorporatës së Çmimit të madh të Vietnamit, u vendos anulimi i garës së Formula 1”

Kështu, pas këtij njoftimi të krerëve të Formula 1, numri i garave nga 22 miratuar në fillim të vitit reduktohet në 17. Kësisoji, mbetën vetëm 6 gara sezonale për të mbyllur kampionatin e vitit 2020.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!