Rekord i ri botëror në Formula 1, ‘Hamilton 92’

Rekord botëror në Formula 1. Kampioni në fuqi i botës, britaniku Luis Hamilton, pasi barazoi Majkell Shumaker në garën e kaluar, sot arrin numrin 92 fitore në garat botërore për makinat ‘njëvendëshe’.

Në Portimano të Portugalisë, makina e tij Mercedes e nisi nga vendi i parë por për shkak të shiut fillestar, zgjedhjes së gomave, Hamilton u parakalua nga Sainz dhe Botas.

Me kalimin e kohës, piloti i ardhëshëm i Ferrait spanjolli Karlos Sainz, la vendin provizor të kryesimit ndërsa u parakalua nga Botas dhe më pas nga vetë Hamilton.

Pas Hamilton, në vend të dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Botas ndërsa Verstapen erdhi i treti.Ferrari bëri mirë sot teksa Sharls Lekrek u rendit i 4-ti dhe Sebastian Fetel i 10-ti.

Ndërkaq, Çmimi i Madh i Portimanos në Portugali, u ndoq për herë të parë gjatë këtij viti nga tifozë në të gjithë kapacitetin e impiantit luzitan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!