Spanja dhe Gjermania, fitore minimale në Nations

Spanjë- Zvicër dueli i Ligës A shkoi për ‘Furitë e Kuqe’ të Luis Enrikes. Iberikët falë një goli të Mikel Oiarzabal në të 14-ën morën tri pikë në ‘Di Stefano’. Te Zvicëra, Granit Xhaka kapiten e Mehmedi në lojë, Shaqiri nisi nga stoli.

Jo pak vemendje pati edhe dueli i Ukrainës aty ku vendasit e Shevçenkos u mundën nga Gjermania 1-2. Ginter, Goretzka për gjermanët dhe Malinovski me penallti për ukrainasit, autorët e golave.

Në Ligën C Azerbajxhani i De Biazit u kalua me dy gola nga Mali i Zi duke e vështirësuar ecurinë në grup. Po për këtë Ligë, Luksemburgu mundi 2-0 Qipron.

Rezultatet e sotme në Ligën e Kombëve:

Liga A, Gr: A4

Spanjë- Zvicër 1-0

Ukrainë- Gjermani 1-2

Liga C, Gr: C1

Luksemburg-Qipro 2-0

Mali i Zi-Azerbajxhan 2-0

Liga D, Gr: D1 dhe D2

Ishujt Faroe- Letoni 1-1

Lietenshtejin-Gjibraltar 0-1

Andorrë- Maltë 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!