Kieza konsiderohet tradhtar, ‘striscione’ për sulmuesin
Juve: 60 milion për Kiezen, pagesa ndahet në 5 vite.
Tifozët e Fiorentinës duket se e kanë rijetuar sërish verën e vitit 2017 kur Bernardeski tej dëshirës së tyre, u bashkua me Juventusin.
Tani sikurse tri vite më parë, sesisoni i transferimeve rrembeu një tjetër lojtar nga ‘Vjollcët dhe sipas sipmatizantëve të skuadres ‘Viola’, e keqja është se lojtari i tyre Federiko Kieza, shkon sërish te rivali historik, Juventus.
Ndërkaq, përpos indinjatës së tifuozëve të cilët e kanë quajtur Kiezen tradhtar, zbardhen detajet e transferimit të sulmuesit 22 vjeçar.
Fiorentina do të marrë 50 milion euro plus 10 bonuse. Një shifër që është shumë afër 70 milionëve që presidenti i Fiores, Komiso kishte kërkuar para Covid-19.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se pjesa fikse prej 40 milion eurosh, do të paguhet për tre vjet, dhe se për këtë arsye, e gjithë pagesa do të ndahet në pesë sezone, gjë që zakonisht nuk ndodh.