Asamblea e Juves, klubi me humbje

Presidenti i Juventusit, Andrea Agneli, në një konferencë për shtyp në mbledhjen e Asamblesë (aksionerëve) të klubit të Juventusit pas miratimit të pasqyrave financiare 2019-2020 në 30 qershor 2020 konfirmon humbjen prej 89.7 milion euro, lidhur dhe me atë të 39, 9 milion në vitin financiar 2018-2019, të mbuluara nga përdorimi i rezervës së primit të aksionit.

Presidenti përmes një video- konference, ndërsa kryesoi asamblenë e përgjithshme në Torino tha:

Ne jemi me humbje, dhe do të jemi sërish muajt e ardhshëm për shkak të Koronavirusit. Gjatë periudhës së merkatos së verës, tregu pothuajse ngriu ndërsa sistemi evropian i futbollit pësoi një humbje midis 5.2 dhe 6.3 miliardë euro.

Ishte një vit i “ëmbël”, si brenda dhe jashtë fushës sepse kishte rezultate të mëdha por edhe zhgënjime të papritura. Në janar ne rritëm kapitalin e 300 milion me tre objektiva: mirëmbajtja e konkurrencës sportive, rritja e markës Juve dhe një konsolidim i ekuilibrit ekonomik.

Futbolli, megjithatë, ka treguar unitet të madh dhe unë jam i sigurt që ne do të dalim të forcuar dhe me një paraqitje edhe më tërheqëse për tifozët”, tha ndër të tjera presidenti i Juventusit.

Asambleja e Juves mes të tjerave njoftoi emërimin e Federiko Çerubini si drejtori i ri, i cili duhet të bashkojë aktivitetet e klubit në dy makro-struktura: futboll dhe biznes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!