Kukësi ‘gjelbëron’ në vjeshtë…

Në orët e fundit të merkatos së verës, Kukësi firmos me Gjelbërim Taipin.

Mesfushori nga Kosova ka firmosur kontratën dy vjeçare me skuadrën e Gegës duke u bërë zyrtarisht futbollist i nënkampionëve disa orë para se të bjerë ‘gongu’. Taipi një mesfushor me klas ndërsa më herët është aktivizuar edhe në Superligën e Zvicrës.

Klubi verilindor, pasi afroi një sulmues të përmasave ndërkombëtare si Agim Ibrahimi, zyrtarizon edhe një tjetër kampion si Taipi.

Klubi njofton në rrjete:

“Gjelbrim Taipi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Gjelbrim Taipi! Mesfushori nga Kosova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!Taipi vjen si një vlerë e shtuar për mesfushën tonë. Me karrierën e tij të pasur në Superligën e Zvicrës, Taipi do të jetë një armë shtesë në rrugën drejt titullit kampion. Ai ka luajtur për shumë vite në kampionatin zviceran, duke qenë pjesë e elitës, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shqipërisë U21 dhe Përfaqësueses së Kosovës! Mesfushori 27-vjeçar ka vendosur të veshë fanellën me numrin 7! Ai do të bashkohet ditët në vijim në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet. Mirë se vjen Gjelbrim! Të priftë e mbara!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!