Kukësi i bie…dhjetës

Tetovari 32-vjeçar Agim Ibrahimi rezulton prezantimi i madh i Kukësit për edicionin e ri 2020/21.Lojtari ka firmosur zyrtarisht një kontratë 2-vjeçare me verilindorët.

Sulmuesi me një karrierë brilante në klube elitare në Europë ka qënë një dëshirë e hershme e verilindorëve por vetëm sot ia dalin ta marrin në ‘rozë’. Ibrahimi ka një karrierë te pasur, duke luajtur me Kaljarin në Seria A, Mariborin në Slloveni, apo dhe te Astana e Domzhale.

Pranë firmës në këto orë të fundit të merkatos shqiptare edhe Gjelbrim Taipi. 27- vjeçari e ka nisur karrierën tek Shkëndija e Tetovës, më pas te Grasshopers por dhe te Vintherthur e Shvarhausen në Zvicër.

Njoftimi:

“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Agim Ibraimi! Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!Ibraimi ka një karrierë shumë të pasur në Europë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Serinë A, fanellën e Mariborit, Olimpija Ljubljanës në Slloveni. Suksese ka pasur edhe në kampionatin kazak me Astanën, duke fituar titullin kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ibraimi ka fituar 2 Kupa Sllovenie, 4 tituj kampion në Slloveni e një titull në Maqedoninë e Veriut. Sa i përket aspektit personal, Ibraimi është shpallur 3 herë futbollisti i vitit në Maqedoninë e Veriut dhe ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjes ndeshjesh në Champions League dhe Europa League. Ibraimi do të bashkohet të hënën në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet me ekipin tonë. Mirë se vjen Agim! Të priftë e mbara! Karriera e Ibraimit!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!