US Open, për herë të parë fiton Tim…
Pas më shumë se 4 orë lojë, austriaku Domeik Tim mund gjermanin Aleksandër Zverev 3-2 duke fituar Masters “US Open”. Tenisti austriak arriti të fitoj titullin e tij të parë Grand Slam
Domenik Tim fiton Slamin e tij të parë në karrierë duke mundur Alexander Zverev në finalen e US Open 2020. Tenisti austriak, numri 3 në botë, mund gjermanin Zverev duke kthyer një finale që ishte e gjitha nën diktatin e gjermanit.
Tim rekuperoi dy setet e para të humbura: 2-6, 4-6, 6-4, 6-3, 7-6 (6) rezultati përfundimtar pas 4 orësh dhe pesë minutash të lojës.
Tim hyn në historinë e vendit të tij duke qenë i pari austriak që fitoi US Open pasi kishte tëntuar edhe tre herë të tjera.