Nadal në finale me Xhokoviç?

Numri 2 në botë Nadal,arriti në finalen e 13-të të Roland Garros (fituar 12 herë). Numri 1 Xhokoviç …

Spanjolli Rafael Nadal është finalisti i parë i Roland Garros. Në gjysmëfinale, ai mundi argjentinasin Diego Schwartzman (6: 3, 6: 3, 7: 6 (0) në një ndeshje që zgjati tre orë e tetë minuta.

E 13-ta finale e tensitit spanjoll në Roland Garros, aty ku ai ka fituar titullin në 12 rastet e mëparshme. Kjo ishte ndeshja e tij e 101-të në Paris dhe fitorja e 99-të.

Ndërkaq edhe pse ‘Rafa’ Nadal arriti finalen pa humbur asnjë set, Schwartzman i bëri jo pak rezistencë sot favoritit spanjoll.

Gjysmfinalja tjetër mes Novak Xhokoviç dhe grekut Stefanos Tsitsipas po luhet këto çaste. Dy setet e para(6:3, 6.2) kanë shkuar për serbin ndërsa po luhet seti i tretë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!