UEFA kthen Atalantën në shtëpi…

Atalanta largohet nga ‘San Siro’ pas një viti. Ecuria mbresëlënëse e Atalantës që në debutim të Champions League, u ndoq nga larg Bergamos pasi impianti i tyre u përfshi nga remonti i pjesëshëm.

Pas pritja duket se merr fund pasi prej dy ditësh inspektimesh, stadiumi ‘Gewiss’ në Bergamo është aprovuar nga UEFA për të pritur ndeshjet në shtëpi të Atalantës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020-2021.

Punimet kishin filluar në 7 maj 2019 me rikonstruksionin e Curva Nord Pisani. Nga 25 qershor 2020, filloi rinovimi i UBI Banca Tribunë. Tani me disa gjëra të vogla për të përfunduar, UEFA dhe liçensuesit e saj, do të shfaqen sërish në dy javët e ardhshme për ti dhënë dakortësinë përfundimtre të të luajturit në shtëpi.

Kësisoji, skuadra e Gasperinit me Gjimshitin në përbërje, më në fund do të jetë në gjendje t’i japë qytetit të tij garën më të bukur të futbollit në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!