Seti: Kemi refuzuar oferta, Kumbulla për top 10

Presidenti i Veronës Mauricio Seti, i dha kuptim klubit të tij Hellas Verona teksa në pak kohë e ngjiti nga Seria B në A duke e kthyer faktor të rëndësishëm edicionin e shkuar.

Ai ka deklaruar se Marash Kumbulla mbetet futbollisti i momentit te Verona dhe se shqiptari 20 vjeçar, sipas Setit, është gati të luajë për një nga dhjetë klubet më të mira të botës. Komplimenton edhe punën e teknikut Juriç.

Thelbësore ishte të mbanim trajnerin Juriç.” Presidenti i Hellas Verona, Mauricio Seti, nuk ka dyshime, duke folur për përfaqësuesën e Italisë ka kaluar edhe te merkatoja e klubit të tij, veçanërisht duke u përqëndruar te xhevahiri Marash Kumbulla.

Kemi shumë oferta, të gjitha nga klubet e nivelit më të lartë. Ne gjithmonë kemi besuar te Kumbulla duke refuzuar oferta me të vërtetë të rëndësishme

Madje që kur ishte te Primavera. Ai djalë është për njërin nga dhjetë klubet më të mira në botë “.-tha Seti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!