Vidal pritet në Milano

Pas disa ditësh negociatash, kileni Arturo Vidal, është liruar nga Barcelona dhe tani është gati të fluturojë për në Milano për të përqafuar Interin e Antonio Kontes. Aq këmbëngulës për ta patur që gjatë janarit te zikaltërit.

Akordi sipas mediave italiane mbërriti gjatë natës dhe mesfushori do të bashkohet me Interin me një kontratë për dy vite me rreth 6 milion euro në sezon plus bonuse.

Në orët e ardhshme mesfushori Vidal 33 vjeç, pritet të mbërrijë në qytet për vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë. Për tu vënë menjëherë në dispozicion të Kontes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!