Partizani barazon me Pelister, Kastrioti-Dinamo…

Miqësore në Ohër: Pelister- Partizani 1-1

Miqësore në Fushë-Krujë: Kastrioti- Dinamo 1-1

Partizani i Tiranës me Dajen në timon, ia ka dalë të barazojë 1-1 në Ohër me Pelisterin. Formacioni i Ilir Dajës shënoi i pari në minutën e 18-të, me Solomon, ndërkohë që maqedonasit verior të Pelister Bitola, barazuan në të 28-tën.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka luajtur javën e 4-t me kundërshtarin e Partizanit, i cili ka fituar 1 takim, barazuar 2 dhe humbur 1.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Kastrioti, teksa pasditën e sotme luajti në ‘Redi Maloku’ me Dinamon e teknikut Kamarata. Edhe në Fushë-Krujë shifrat e barabarta 1-1. Velber kaloi përpara blutë e Dinamos në të 58-tën, teksa 4 minuta nga fundi, barazoi laçiani Indrit Prodani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!