Teuta shkëlqen në Europë, dy gola izraelitëve…
Europa League, turi i parë: Teuta- Beitar Jeruzalem 2-0 (Krasniqi 6′, Hebaj 87′)
Kjo ishte Teuta e bukur e Durrësit. Teuta e Martinit trajner dhe Frashërit, Krasniqit, Vilave, Arapit, Hoxhës, Hebajt etj. Durrsakët mundin në “Niko Dovana” Beitar Jeruzalem 2-0, duke merituar kualifikimin në Europa League e kaluar në turin e dytë.
Edhe pse pas golit të shpejtë të Krasniqit, Teuta vuajti presionin e kundërshtarit, ‘diga e madhe’ Stivi Frashëri neutralizoi disa herë topat, që u adresuan në kuadratin e tij, për të mbyllur një ditë të madhe.
Megjithatë në të dytën, Teuta kupton se për të mbajtur larg rrezikun e barazimit lipset mënyrë tjetër loje. I pari që kupton është tekniku Martini teksa fut dy sulmues, Grudën dhe Hebajn. Loja spostohet në kahun tjetër dhe Teuta me Hebajn dyfishon pak minuta nga fundi.
Aksionet e golave:
6′: 1-0, Teuta në avantazh me Blerim Krasniqin. Aksion nga e majta harkim në zonë dhe Krasniqi me kokë i pambuluar godet saktë duke shënuar.Çfarë debutimi për kavajasin me fanelën e durrsakëve…
87′: 2-0, Rubin Hebaj ndjek një top nga e djathta me E. Vilën dhe me kokë e depoziton në rrjetë. Beitar ‘dorëzohet’.