Bardheblutë, zyrtarizojnë Najdovskin…
Klubi kryeqytetas i Tiranës ka zyrtarizuar Filip Najdovski, si lojtarin më të ri të saj. Mesfushori 27-vjeçar, i cili ka luajtur me skuadrën e Vardarit të Shkupit, është bashkuar që mbrëmjen e djeshme me bardheblutë në Pogradec.
“Filip Najdovski vishet bardheblu!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re,”– shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Tiranës.