Luftëtari, fitore sezonale…

Luftëtari-Laçi 1-0 (Dunga 52′)

Luftëtari vijon ecurinë pozitive në shtëpi. Radha për të provuar shijen e humbjes në stadiumin “Gjirokastra”, e pati skuadra e Laçit.

Një super Dunga, pak minuta nga starti i së dytës, i vjedh kohën Mersinajt dhe në pozicion të mirë përballë Selmanit, e dergon topin në rrjetë.

Përpjekjet e bardhezinjve për të ndyshuar shifrat janë të shumta, ndërsa nga krahu i majtë, Xhixha kthehet në protagonist duke shërbyer e provuar vetë në disa raste. Nuk marrin përgjegjësi Mane dhe më vonë Oktopu.

Nga ana tjetër, Luftëtari kërcënon seriozisht. Madje shkon sërish në gol, por ka sinjalizim për pozicion jashtë loje. E dyshimtë. Në fund Gjoni për kurbinasit nga pak metra larg, godet jashtë një top që dukej më shumë brenda se jashtë.

Luftëtari, pas kësaj fitorjeje, mund të konsiderohet i shpëtuar. Për Laçin, europa duket në fund të “botës”.

Trajnerët e të dy skuadrave deklaruan pas ndeshjes:

Sulejman Starova (Laçi):Luajtëm mirë për një pjesë të madhe të ndeshjes, por nuk futëm gjë në xhep. Këtë ndeshje e mori historia. Ne përpiqemi nga ndeshja në ndeshje të grumbullojmë sa më shumë pikë, llogaritë i bëjmë në fund pastaj. Skema e lojës? Kur ishim në disavantazh dhe Luftëtari lëshoi terren për t’u mbrojtur, ishim më shumë në sulm, por nuk ishte për shkak të skemës. Pas golit u prishën ekuilibrat dhe rrezikuam. Më mirë të humbësh 2-0 ndeshjen, se të pranosh humbjen dhe të mos rrezikosh“.

Julian Ahmataj (Luftëtari): Vështirësia para këtij takimi ishte i madh pasi Starova ka bërë skuadër të fortë dhe të kap me kundërsulme. Duhet që linja e parë dhe e dytë mos të ishin në presion. Luajtëm mirë dhe kërkuam golin me lojë dhe më pas duhet të menaxhonim lojën por ishte e vështirë pasi kemi pasur lodhje për shkak të shumë ndeshjeve. Bëmë mirë pasi djemtë kanë meritën kryesore sepse kanë bërë stërvitje intensive”. (Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!