Kukësi lamtumirë titull, Flamurtar heroik

Kukësi-Flamurtari 1-2 (Rexhinaldo 70’/ Sukaj 40′, Musta 49′)

Në “Elbasan Arena”, Flamurtari i Vlorës ka bërë mrekullinë. Skuadra e Dajes, i dha një leksion futbolli, Kukësit në momentin kyç të sezonit, duke i shkaktuar humbjen më të hidhur të këtij edicioni.

Sukaj në të 40-tën dhe Musta në të 49-tën, hipotekuan suksesin vlonjat, duke e bërë të pavleshëm golin e Rexhinaldos në të 70-tën.

Trajnerët e të dy skuadrave deklaruan pas ndeshjes:

Ernest Gjoka (Kukësi):“Më vjen keq, pasi prodhuam gjithçka dhe nuk patëm fat për të shënuar. Gjithsesi, jam i gëzuar për atë që po prodhojmë. Kryesore ishte që ta kalonim me sukses këtë ndeshje për të mbajtur larg vendin e tretë. Tani duhet të jemi të kujdesshëm, sepse na duhet patjetër vendi i dytë.”

Ilir Daja (Flamurtari): “Jam i kënaqur, sepse fituam ndaj vendit të tretë në mesjavë, sot fituam ndaj vendit të dytë. Kemi 3 fitore dhe 1 humbje me Kukësin. E nisëm ndeshjen jo mirë, duhet përmendur se ky 3-pikësh erdhi edhe nga Koliçi, na mbajti në lojë pas problemeve që kishim në mbrojtje e mesfushë. 70% të ndeshjeve i fiton edhe ekipi që shënon i pari. Ekuilibruam lojën më pas, shënuam dhe ishim efikasë me rastet që patëm. Për një javë, me 11 lojtarë, të përballosh tri ndeshje të forta është diçka e madhe. Jo se nuk kemi besim te stoli, por lojtarët nuk kanë aq përvojë. U munduam ta administronim rezultatin me golin e dytë që shënuam.”(Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!