Ngriti trofeun, Ramos gati të rinovojë me Realin

Florentino Perez: “Ramos do ta mbyllë karrierën në Madrid. Jam i qetë për këtë. Ai është më shumë se një kapiten në skuadër dhe pa asnjë diskutim një lider i jashtëzakonshëm”.

Në fund të kontratës te Real Madrid, Serxhio Ramos mund të ishte në qëndër të merkatos këtë verë. Sidoqoftë, kapiteni madrilen teksa mbrëmë u shpall kampion me mbretërorët duket se ka vendosur të mbyllë karrierën në Madrid.

Fill pasi të enjten, Real Madrid u kurorëzua kampion pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Vijareal, Ramos foli për të ardhmen e tij. Natyrshëm shtyrë nga deklaratat e presidentit Florentino Perez, i cili tha se ishte i sigurt për një zgjatje të mundshme të kontratës së kapitenit të Merengues.

Ramos: “Do bëhët çfarëdo që presidenti të dëshirojë. Unë jam i kënaqur dhe do të doja ta përfundoj karrierën time këtu. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem nga ana ime apo e presidentit”.

Kështu pas dëshires për bashkëpunim të ndërsjelltë, Ramos me kontratë deri në qershor 2021, pritet të zgjasë aventurën me galaktikët. Dilema mbetet dhe për sa kohë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!