Real Madrid kampion në La Liga…

Skuadra e Zidan, fiton 2-1 ndaj Vijarrealit në ‘Alfredo Di Stefano’ dhe zyrtarizon titullin kampion në Spanjë. 

Real Madrid kampion për herë të 34-t në La Liga. Skuadra e Zinedin Zidan një javë nga fundi del me kostumin e kampionit dhe këtë e realizon në një stadium në Madrid me emrin e të madhit Alfredo Di Stefano.

Përballë Vijarrealit ‘Los Blacos’ nisën të luajnë simfoninë e 10 radhazi (fitorja e 10 radhazi) e cila konvertohet me titullin në La Liga.

Në gol shkon Karim Benzema në minutën e 29-të pas asistit të Luka Modriç . Në pjesën e dytë Reali shton golat me anë të Benzemasë me penallti. Një situatë sa gazmore aq dhe qesharake gjatë momentit të parë të ekzekutimit nga Ramos. Top që preket lehtë për Benzemanë por formula nuk del. Pas përsëritjes autori i 21 golave e dërgon në rrjetë.

Vijarreal tremb një çast teksa Ibora në 83′-tën, realizon një gol të bukur me kokë por festa nuk mund të cënohet në kampin madrilen. Reali shënon me Asension në të 95-tën të tretin por goli anullohet. Galaktikët që për herë të 34 -t kampion në Spanjë.

Rezultatet e javës së 37:

Bilbao- Leganes 0-2

Selta Vigo-Levante 2-3

Barcelona- Osasuna 1-2

Getafe- At. Madrid 0-2

Betis Sevilje- Alaves 1-2

Majorka- Granada 1-2

Real Madrid- Vijarreal 2-1

Real Sociedad- Sevilja 0-0

Valencia-Espanjol 1-0

Eibar- Vajadolid 3-1

Një javë nga fundi, Majorka shoqëron Espanjolin në Secunda Division.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!