Evoluimi: 5 ndërrime edhe në të ardhmen!
Pesë ndërrime për çdo skuadër gjatë një ndeshjeje do të lejohen edhe sezonit të ardhshëm!
Ligjvënësit e futbollit kanë njoftuar, se një vendim i tillë është marrë, pas një takimi të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).
Megjithatë shtojnë ata, çdo federate futbolli anëtare e FIFA-s, do të jetë e lirë të vendosë, nëse dëshiron ta implementojë këtë rregull dhe të përdorë zëvendësuesit shtesë edhe sezonin e ardhshëm.