FIFA përcakton kalendarin e Katarit

Faza finale starton në 21 nëntor të vitit 2022, teksa finalja do të luhet më 18 dhjetor 2022. Finalja e Kupës së Botës, FIFA 2022, do të luhet në stadiumin ‘Lusail’ të Katarit me një kapacitet prej 80,000.

FIFA në një njoftim zyrtar, ka deklaruar sot se Kampionati Botëror 2022, që do të luhet në Katar, do të fillojë më 21 nëntor të vitit 2022 duke specifikuar finalen për tu luajtur më 18 dhjetor.

Pandemia globale e cila vijon të mbajë ‘peng’ njrëzimin, ka shkaktuar shumë kaos edhe te futbolli, duke evituara gara, reduktuar apo larguar tifozë ndryshuar data etj.

Në këtë drejtim qeveria botërore e futbollit pati ngërçin e madh të një kalendari për eventin ‘Katar 2022’. Tani të saktësuar. Së paku në datë starti e përfundimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!