Rumenige: “Leva e meriton “Topin e Artë”

Në zyrat e Bayern Mynih, vendimi i FIFA-s për të pezulluar dorëzimin e “Topit të Artë” për vitin 2020, si pasojë e anulimit të disa kampionateve në Europë për shkak të koronavirusit, nuk është pritur mire.

Administratori Karl-Heinz Rumenige, ka njoftuar në një konferencë për shtyp, se do të fillojë bisedimet me Xhani Infantinon, presidentin e FIFA-s, për ta bindur atë të revokojë vendimin për mos dhënien e këtij çmimi.

“Ndoshta duhet të flasim përsëri me FIFA-n, në fund të fundit ata janë organi organizativ i futbollit botëror,” është shprehur shefi i Mynihut. “Me përjashtim të ligës franceze, të gjithë të tjerët, i kanë përfunduan sezonet e tyre përkatëse.

Prandaj, unë mendoj se duhet t’i jepet “Topi i Artë” lojtarit më të mire”, shtoi ai, duke zbuluar qëllimin e tij për të folur me Infantinon: “Unë do të përpiqem ta bind Xhani Infantinon që ai, nga ana e tij, ta bindë “France Football” të organizojë dorëzimi i një “Topi të Artë”.

Këmbëngulja e Rumeniges ka arsyet e saj. Robert Levandovski, ylli i Bayern Mynih, sapo ka mbyllur një sezon të shkëlqyeshëm, në të cilin u kurorëzua golashënuesi më i mirë në Bundesliga (me 34 gola), në Kupën e Gjermanisë (6 gola) dhe, për momentin, edhe në Champions League (11 gola).

“Unë mendoj se Robert Levandovski ka zhvilluar një sezon fantastik. Mund të jetë më i miri i karrierës së tij. Fatkeqësisht, “France Football” ka vendosur të mos e dorëzojë “Topin e Artë” për këtë vit. Ne nuk e konsiderojmë të drejtë këtë”, ka deklaruar Rumenige.

Ndërkohë, nga ana e tij, Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit shprehet i sigurtë se lojtari më i mirë i sezonit është: Karim Benzema. “Ai duhet ta marrë “Topin e Artë”. Këtë sezon nuk ka pasur lojtar më të mirë se ai”.

A do të bindet Infantinon për ta revokuar vendimin për dhënien e “Topit të Artë? Duhet të presim dhe të shohim, nëse Rumenige arrin ta bindë FIFA-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!