Hakimi mbërrin në Milano, Interi prezanton edhe bluzën…
Fillon aventura italiane e marokenit Ashraf Hakimi. Aësori i blerë nga Inter prej Real Madrid, ka zbarkuar para disa minutave në Milano ndërsa do të fillojë ditën me vizitat mjekësore në Humanitas të Rozzano.
Më pas siç raportohet nga klubi, Hakimi do të transferohet drejt CONI-t palestër sportive, përpara se të nënshkruajë me klubin zikaltër.
Sakaq klubi i Interit ka prezantuar fanellat e reja të cilat lojtarët do të i veshin sezonin e ri 2020-21
Fanellat janë të dizajnuara nga kompania NIKE, ndërsa kompania është inspiruar në punën e dizajnerëvë të Milanos në vitet 80-të, duke simbolizuar identitetin e përbashkët të klubit dhe njerëzve që përfaqëson.