De Zerbi-Sasuolo, së bashku deri më 2021…

Trajneri Roberto De Zerbi dhe skuadra e Sasuolos do të vazhdojnë për të tretin sezon “udhëtimin” së bashku. Siç është njoftuar tashmë pak më parë, trajneri ka rinovuar kontratën e bashkëpunimit deri në vitin 2021 me klubin verdhezi.
Ja dhe deklarata zyrtare e klubit: “Sassuolo Calcio, në prani të administratorit Xhiovani Karnevali, njofton, se ka rinovuar kontratën me trajnerin Roberto De Zerbi, për drejtuar teknikisht skuadrën e të rriturve deri më 30 qershor 202”.
