Ish-futbollisti Bajrami, trajneri i ri i Shkupit

Tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Ish-futbollisti Muharrem Bajrami, do të jetë trajneri i ri skuadrës shqiptare të Shkupit, për sezonin e ardhshëm 2020-2021, në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.

Oferta dhe besimi i drejtuesve të skuadrës “bardhekaltër”, e ka bërë Muharrem Bajramin t’i japë karrierës së tij si futbollist dhe të marrë përsipër detyrën e trajnerit në skuadrës nga lagjja e Çairit në Shkup.

“Është privilegj që të udhëheqës një klub të madh siç është Shkupi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi dhe sfidë. Do të doja që të falënderoj kryesinë që kishte besim në mua dhe arritëm që të merremi vesh që në vazhdim unë të udhëheq skuadrën,”- ka thënë Bajrami, i cili shpreson, se me disa përforcime dhe mbështetjen e tifo-grupit “Shvercerat”, Shkupi mund t’i arrijë objektivat për sezonin e ardhshëm.

Në Maqedoninë e Veriut, kampionati i Ligës së Parë, pas javës së 23-të, u mbyll për shkak të pandemisë globale me Covid-19. Shkupi me 29 pikët e grumbulluara u rendit në vendin e 5-të, pas dy skuadrave të tjera shqiptare, përkatësisht të Shkëndijës dhe Renovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!