Shkëndija largon katër futbollistë…

Fazli, Dallku, Neto dhe Çeshmexhiev nuk janë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës..

Shkëndija e Tetovës, pas ndalesës nga qeveria e Maqedonisë së Veriut (COVID-19) për të gjitha aktivitetet sportive, ka nisur të mendojë për organizimin e edicionit të ri.

Skuadra e Ernest Gjokës u ‘fotografua’ e treta e kampionatit, duke humbur mundësinë për t’u shpallur kampion i vendit. Klubi e ka marrë me qetësi situatën dhe sot në një komunikatë për shtyp njofton largimin e disa futbollistëve.

Komunika e klubit Shkëdija:

“Me ndërprerjen e sezonit garues 2019/2020 shkaku i pandemisë CoVid-19, Shkëndija nis planet për sezonin e ardhshëm. Hapi parë është ndërprerja e bashkëpunimit me katër futbollistë. Fazli, Dallku, Neto dhe Çeshmexhiev nuk janë më kuqezi.

KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë. Me marrëveshje të dyanshme ndahen rrugët me sulmuesin Samir Fazli, anësorin Aldair Neto dhe mbrojtësit Ardin Dallku dhe Kostandin Çeshmexhiev. KF Shkëndija falënderon futbollistët e lartëpërmendur për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat për të ardhmen.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!